Close This
Alzheimer's Is Not Normal Aging — And We Can Cure It | Samuel Cohen | TED Talks | Alternative Cures News
Alzheimer’s Is Not Normal Aging — And We Can Cure It | Samuel Cohen | TED Talks  Alternative Cures 

Alzheimer’s Is Not Normal Aging — And We Can Cure It | Samuel Cohen | TED Talks

Translator: Luan Morina
Reviewer: Helena Bedalli Në vitin 1901, një grua e quajtur Auguste ishte dërguar
në azit të sëmurësh në Frankfurt. Auguste ishte delirante dhe nuk mund të kujtonte
as detajet themelore të jetës së saj. Doktori i saj quhej Alois. Alois nuk dinte si të ndihmonte Auguste, por, ai u kujdes për të deri,
kur fatkeqësisht vdiq më 1906. Pasi vdiq ajo, Alois i bëri autopsi dhe gjeti pllaka dhe lëmshe të
çuditshme në trurin e saj -- të atilla që nuk kishte parë kurrë. Tani është gjëja me e çuditshme. Po të ishte Auguste gjallë sot, ne s'mund ti ofrojmë më shumë
ndihmë se Alois para 114 vjetëve. Alois ishte Dr. Alois Alzheimer. Dhe Auguste Deter ishte pacientja e parë e diagnostifikuar
me atë që sot quhet sëmundja e Alzheimer. Që nga 1901, medicina ka avancuar shumë Kemi zbuluar antibiotikët dhe vaksinat,
për të na mbrojtur nga infektimet, shumë trajtime për kancer,
antiretroviral për HIV, statina për sëmundjet e zemrës
dhe shumëçka. Por, ne nuk kemi bërë fare progres
në trajtimin e sëmundjes së Alzheimer. Bëj pjesë në një ekip shkencëtarësh që kanë punuar në gjetjen e një ilaqi
për Alzheimerin tash një dekadë. Prandaj gjithë kohën mendoj për këtë. Alzheimer prek më shumë se
40 milionë veta në botë. Deri më 2050 do të prekë
150 milionë veta që, meqë ra fjala do të përfshijë
shumë nga ju. Nëse shpresoni të jetoni 85 vjet
ose më shumë, Gjasat që të prekeni nga alzheimer
janë një në dy. Me fjalë tjera, gjasat janë
që do të kaloni vitet tuaja të arta ose duke vuajtur nga alzheimeri ose duke ndihmuar mikun
apo dikë të dashur me alzheimer. Tani më vetëm në SHBA, kostoja e kujdesit për alzheimer
është 200 miliardë dollarë në vit. Një në çdo pesë sigurimet shëndetësore
shpenzohen në alzheimer. Sot është sëmundja më e shtrenjtë, dhe kostot janë projektuar
të pesëfishohen deri më 2050, ndërsa gjenerata baby bumer plaket. Mund t'ju befasoheni që thjesht, Alzheimeri është nga sfidat më të mëdha
mjekësore e shoqërore të gjeneratës sonë. Por, kemi bërë relativisht
pak për ta adresuar. Sot, nga 10 shkaktarët e vdekjes në botë, Alzheimer është i vetmi të cilin
s'mund ta parandojmë, apo ngadalësojmë. Ne kuptojmë më pak për shkencën
e Alzheimer se për sëmundjet tjera sepse ne kemi investuar më pak
kohë dhe para në hulumtimin e tij. Qeveria e SHBA harxhon 10fish
më shumë çdo vit në hulumtimet për kancer se për Alzheimer përkundër faktit Alzheimer
na kushton më shumë dhe shkakton po aq vdekje
sa kanceri cdo vit. Mungesa e resurseve buron
nga një shkak më themelor: mungesa e vetdijesimit. Sepse, ja çfarë pak njerëz dinë
e të gjithë duhet ta dinë: Alzheimer është sëmundje,
dhe mund ta shërojmë. Për pjesën më të madhe të
114 viteve të kaluara, të gjithë. përfshirë shkencëtarët,
ngatërronin Alzheimerin me plakjen. Mendonim që të humbësh veten ishte pjesë normale dhe
e paevitueshme e plakjes. Por, ne vetëm duhet të shikojmë imazhin e një truri të shëndoshë krahasuar
me trurin e pacientit me Alzheimer që të shohim dëmtimin e vërtetë fizik
të shkaktuar nga kjo sëmundje. Pos që shkakton humbje të rëndë
kujtese dhe të aftësive mendore, dëmtimi i trurit nga Alzheimer veçanërisht redukton jetëgjatësinë
dhe gjithnjë është vdekjeprurës. Kujtojeni që Dr. Alzheimer gjeti
pllakëza dhe rrëmuja të çuditshme në trurin e Auguste para një shekulli. Për gati një shekull,
ne nuk dinim shumë për këto. Tani ne dimë që janë të bëra
nga molekula proteine. Ju mund të imagjinoni
një molekulë proteine si një copë letre që paloset në
një pjesë të komplikuar origami. Ka pika në letër që janë ngjitëse. Dhe kur paloset si duhet,
këto pika ngjitëse përfundojnë brenda. Por, nganjëherë gjërat shkojnë keq,
dhe disa pika ngjitëse janë jashtë. Kjo shkakton molekulat e proteinës
të ngjiten mes tyre, duke formuar grumbuj për tu bërë më vonë
pllakëza dhe rrëmuja të mëdha. Këtë shohim në trurin
e pacientëve të Alzheimerit. Ne shpenzuam 10 vitet e kaluara
në Universitetin e Kembrixhit duke u munduar të kuptojmë se
si vepron ky keqfunksionim. Janë shumë hapa, dhe identifikimi se cili
duhet bllokuar është kompleks -- sikur të çmontosh bombë. Të presësh një lidhje
mund të mos bëjë gjë. Të presësh të tjerat mund
të shpërthejë bombën. Duhet të gjejmë hapin
e duhur për të bllokuar, dhe pastaj të krijojmë një ilaç për këtë. Deri së fundmi, për pjesën më të madhe kemi prerë lidhjet duke
shpresuar për më të mirën. Por, tani jemi bashkuar në
një grup njerëzish të ndryshëm -- mjekë, biologjistë, gjeneticistë, kimistë,
fizikantë, inxhinierë, e matematikanë. Dhe bashkë, ia kemi dalë të identifikojmë
një hap kritik në këtë proces dhe po testojmë një klasë të re ilaçesh
që mund të bllokojnë dukshëm këtë hap dhe të ndalojnë sëmundjen. Më lejoni t'ju tregoj
disa rezultate tona të fundit. Askush jashtë laboratorit
nuk i ka parë ende. Le të shohim disa video se çfarë ndodh kur
testojmë këto ilaçe në krimba. Këta janë krimbat e shëndoshë, dhe ju mund të shihni se
lëvizin normalisht. Këta krimba në anën tjetër, kanë molekula proteinash
të ngjitura për ta -- sikur njerëzit me Alzheimer. Dhe mund të shihni qartazi
që janë të sëmurë. Por, nëse ju japim ilaçin tonë të ri
këtyre krimbave në fazat e hershme, shohim pastaj që janë të shëndetshëm,
dhe kanë jetëgjatësi normale. Ky është vetëm rezultati pozitiv fillestar,
por, hulumtimet si ky tregojnë që Alzheimer është një sëmundje
që kuptohet dhe mund ta shërojmë. Pas 114 vjet pritje, më në fund ka shpresë se
mund të arrijmë diçka në 10 apo 20 vitet e ardhshme. Por, për të shtuar shpresat, për të
mposhtur Alzheimerin, na duhet ndihmë. Jo për shkencëtarët si unë -- për juve. Na duhet që ju të bëni të njohur që
Alzheimer është sëmundje dhe nëse provojmë, mund ta mposhtim. Në rast të sëmundjeve tjera, pacientët dhe familjet e tyre kanë
prirë kërkesat për hulumtime, dhe kanë bërë presion mbi qeveritë,
industrinë farmaceutike, shkencëtarët dhe rregullatorët. Kjo ishte esenciale në avancimin e trajtimit
për HIV në fund të viteve 1980ta. Sot, e shohim të njëjtën shtytje
për të mposhtur kancerin. Por, pacientët e Alzheimer shpesh
nuk mund të flasin pë veten. Dhe familjet e tyre, viktimat e fshehta,
që kujdesen për të familjarët ditë e natë, shpesh janë të dërrmuar
për të dalë e kërkuar ndryshim. Pra, mbetet tek ju. Alzheimer nuk është, për
pjesën më të madhe, sëmundje gjenetike. Gjithkush me tru është në rrezik. Sot, janë 40 milionë pacientë si Auguste, të cilët s'mund të krijojnë
ndryshim që ju duhet. Ndihmojini ata të flasin, dhe të kërkojnë një shërim. Faleminderit. (Duartrokitje)

Alzheimer’s Is Not Normal Aging — And We Can Cure It | Samuel Cohen | TED Talks

Related posts

Leave a Comment